Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e shtunë) kampanjën në Euro 2024 me ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të Grupit B. Por, cilët janë futbollistët më të vlefshëm dhe më pak të vlefshëm në ekipin e kuqezinjve.
Kuqezinjtë e nisin Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 21:00.
Por, cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg dhe ata më pak në listën e Shqipërisë në Euro 2024.
Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, vetëm katër lojtarë kanë vlerë, 10 milionë euro e sipër te Shqipëria.
Lojtari më i shtrenjtë në listë është padyshim sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, që aktualisht vlerësohet 22 milionë euro.
I dyti në listë me vlerën më të lartë është kampioni i Italisë me Interin, mesfushori Kristjan Asllani që vlerësohet 16 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Ernest Muci i Besiktasit me vlerë 13 milionë euro dhe kapiteni Berat Gjimishti me vlere 10 milionë euro.
I pesti në listë gjendet Rey Manaj i Sivassporit me vlerë 5 milionë euro, teksa pas tij vijnë dyshja e Sassuolos, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami me vlerë 4.5 milionë euro secili.
Ylber Ramadani i Lecces renditet i teti me vlerë 4 milionë euro, Taulant Seferi i nënti me vlerë 3.5 milionë euro dhe pas tij Thomas Strakosha, Ardian Ismajli dhe Mirlind Daku, të cilët kanë vlerë 3 milionë euro.
Elseid Hysaj dhe Qazim Laqi kanë vlerë në treg 2.5 milionë euro, teksa Ivan Balliu dhe Mario Mitaj vlejnë nga 2 milionë euro.
Lista pasohet me Arbër Hoxhën që vlen 1.8 milion euro, Enea Mihaj me 1.5 milion euro, Elhan Kastrati 1.3 milion euro dhe Arlind Ajeti, Jasir Asani dhe Medon Berisha, të cilët kanë vlerë nga 1 milion euro secili.
Lojtarët që kanë vlerë në treg nën 1 milionë euro janë Etrit Berisha (500 mijë), Klaus Gjasula dhe Naser Aliji me nga 400 mijë euro dhe në fund Amir Abrashi me vlerë 200 mijë euro.