Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Gjilan e ka raportuar të zhdukur një grua.
Sipas njoftimit ai ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia që nga 10 qershori dhe nuk është kthyer më.
“Më 13.06.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e Policisë.