Dashi-Kjo është një periudhë e rëndësishme për çështje që lidhen me familjen, ndaj duhet të qëndroni pozitivë. Jepini partnerit dhe njerëzve të dashur hapësirën e duhur që të bëjnë gjërat që duan, në mënyrën e tyre dhe mos u mërzisni nëse nuk ndjekin rrugën tuaj.
Demi-Personaliteti juaj është bërë vullkanik nga ndikimi i fortë dhe i mirë i Plutonit, i cili ndodhet që nga viti 2008 në shenjën aleate të besuar të Bricjapit. Të lindurit e dhjetëditëshit të tretë ndjejnë tani ndikimet e tij. Planeti mbështet intuitën tuaj ndriçuese në punë e familje.
Binjakët-Hëna e re në shenjë shënon nisjen e një cikli të ri, në të cilin do të duhet të punoni fort për të arritur atë që doni. Nuk mund ta dini sa larg mund të arrini nëse nuk e provoni.
Gaforrja-Ajo që duhet të bëni sot pasi yjet ju favorizojnë, është të përfundoni disa projekte që i keni lënë pezull… Mos humbni më kohë.
Luani-Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Në aspektin financiar do t’ju buzëqeshë fati dhe situata do të përmirësohet.
Virgjëresha-Përpiquni që të mos jeni harbutë kur komunikoni me kolegët e punës, apo njerëz në pushtet. Natyra juaj kritike ndonjëherë mund të kthehet mbrapsht dhe t’ju bëjë që të humbisni vlerësimin e atyre që ju rrethojnë.
Peshorja-Merrini gjërat me qetësi dhe lërini të tjerëve hapësirën që kanë nevojë. Mos u nxitoni në veprimet që ndërmerrni. Do keni shumë energji pozitive sot, prandaj jepni më të mirën tuaj në ambientin e punës.
Akrepi-Dita do të shënohet me ndikimin e shpresave, fantazive dhe iluzioneve. Mos filloni sot projekte të reja, pasi do të jetë e vështirë për të hequr qafe kujtimet rreth të kaluarës dhe kjo do t’ju ngatërrojë.
Shigjetari-Nëse dikush do të përpiqet që t’ju detyrojë të bëni diçka kundër dëshirës tuaj, do të keni tendencën për t’u ankuar me zë të lartë dhe me të drejtë. Sa më shumë zhurmë të bëni aq më shumë gjasa ka që t’i turpëroni dhe t’i bëni të tërhiqen.
Bricjapi-Të mprehtë dhe të aftë për t’u argëtuar në mjedise të ndryshme sociale, kështu ju dëshiron dyshja Venus – Mërkur, duke pasuruar shoqëritë tuaja të zakonshme me miqësi të reja dhe brilante; të gjithë të kënaqur nga guximi juaj! Por mos harroni se keni një familje për t’i kushtuar hapësirë, kohë dhe vëmendje.
Ujori-Nuk keni përse të hiqni dorë nga natyra krijuese, pasi planetet janë në anën tuaj. Mjafton pak përkushtim dhe do të shihni se përfundimi do të jetë tejet i suksesshëm. Nëse hiqni dorë pa nisur ende nuk do të zbuloni kurrë fundin.
Peshqit-Një ditë gri kjo e sotmja për ju. Por mos u demoralizoni dhe vijoni me planet, edhe pse do të ketë ndryshime rrugës.