Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka propozuar të nisin konsultimet për hapjen e aeroporte
“Hapja e fluturimeve është pjesë e rëndësishme, me lejen tuaj do të filloja konsultimet me Autoritetin e Aviacionit Civil, Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompanitë ajrore që të fillojmë sa më shpejtë transportin ajror, duke respektuar masat rreth COVID-19. T’i shohim edhe praktikat e vendeve tjera për transportin ajror”, ka thënë Abrashi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo kërkesë do të shqyrtohet duke marrë parasysh edhe protokollet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Nuk është se mund të lirohemi dhe të anashkalojmë mundësinë e përsëritjes së rasteve me COVID-19. Do të marrim edhe protokollet e reja të OBSH-së dhe do t’i përcjellim në mënyrë të detajizuar konform kërkesave dhe nevojave por edhe propozimit që ishte nga ministri i Infrastrukturës”, tha Zemaj.