Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbretërojë mot relativisht i qëndrueshëm dhe me temperatura dy shifrore në të dyja vlerat ekstreme. Riga shiu parashihen në sasi të ulëta.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-28 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6 metra në sekondë.
Ditën e martë do të ketë mot të vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-28 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimit me shpejtësi 1-3 metra për sekondë.
Të mërkurën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 metër për sekondë.
Ditën e enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të troposferës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.
Të premten do të mbretërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.