Kombëtarja e Shqipërisë po i zhvillon përgatitjet e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Nesër “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë miqësoren kundër Lichtensteinit.
Loja do të zhvillohet në Hungari në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, me fillim nga ora 20:00.
Kampionati Evropian do të nisë me datën 14 qershor dhe mbahet në Gjermani.
Shqipëria gjendet në grupin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.
Kjo është hera e dytë që kombëtarja shqiptare kualifikohet për një garë të tillë.