Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), mbajti takimin e rregullt të Bordit udhëheqës ku u diskutuan shumë tema ekonomik,social dhe politike për vendin tonë.
Paga minimale në Kosovë ishte një nga temat e rëndësishme të diskutimit ku të gjithë u pajtuan se është më e ulët në Ballkan dhe në Evropë.
Paga minimale kaq e ulët është diskriminuese edhe për puntorët edhe për imazhin e Kosovës si vend I varfër që nuk ka perspektivë ekonomik,vendimi I pagesë minimale nga KES është marrë në vitin 2011 në 170€ dhe nga ajo kohë nuk ka pas ngritje asnjë herë.
Bordi I AKB-ës I kërkon bizneseve vendore dhe atyre të huajve që veprojnë me aktivitete e veta ekonomike në Kosovë që të I rrisin shërbimet dhe paga e puntorëve së paku 10 % nga baza e pagës kurse qeverisë I kërkojmë të rrite pagën minimal në 350€ pêr të gjitha kategoritë sociale duke i përfshirë Veteranët e UÇK-ës, kategoritë tjera sociale, puntorët sektorit të sigurisë fizike dhe tê objekteve dhe të shërbimeve higjienike.
Kryetari i Bordit te AKB-ës Agim Shahini tha se ky veprim është një hap I vogël për të parandaluar ikje e puntorëve nga Kosova .
Në këtë takim të Bordi udhëheqës të AKB-ës ishin të ftuar edhe ish-Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe ish-zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ku na informuan rreth procesit të e punës së kuvendit në aspektin ekonomik dhe politik në Kosovë.