Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, tha në Pressing në T7 se PDK do të krijojë kushte që njerëzit t’i mbajë në Kosovë.
Ai tha se nga viti 2014 nuk ka pasur rritje domethënëse të pagave.
“Sektori publik nuk është në gjendje të mirë, nuk kemi pas ndonjë rritje domethënëse të pagave që nga viti 2014. Inflacioni ka shku, çmimet kanë ndryshuar kanë shku shumë lartë, standardi i jetesës ka ngel ulët. Ne duhet të krijojmë kushte që njerëzit t’i mbajmë në Kosovë në të kundërtën do të përballemi me problemin më të rëndë që është problemi demografik”, tha Hamza në Pressing, transmeton Express.
Ai tha se Kurti bëri rritje pagash vetëm 5%.
“Ne do të krijojmë klimë të përshtatshme edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj nga jashtë”, tha tutje Hamza në Pressing.