Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga Agim Shahini Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll.
Bëhet e ditur se në ketë panair po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete të ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB.
Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh.
“Një delegacion i bizneseve nga Kosova i prirë nga z. Agim Shahini Kryetari i AKB-së po marrin pjesë në Panairin më të madh të tekstilit në Turqi që po mbahet ne Stamboll. Në ketë panairi po marrin pjesë 750 kompani nga 70 shtete tê ndryshme të botës ku edhe Kosova po prezantohet nga Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB. Kryetari Shahini tha se Kosova është me fat që ka miq nga mbarë bota e në veçanti Turqia është një investitor shumë i madh në Kosovë si në sektorët financiar, energjisë ,infrastrukturës, ndërtimit dhe tregtar, ku bilanci tregtar arrin vlerën mbi 800 milionë euro për vitin 2023. Ju ftoj të vini në Kosovë si vendi me i mirë dhe potencial për investitorët në Ballkan”, njofton AKB-ja.