Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Mimoza Kusari- Lilën kanë takuar për darkë pune zv/kryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i Grupit Parlamentar multietnik Enis Kervan, nënkryetarin e Kuvendit, Bahrim Shabani, deputetët, Fidan Jilta, Fridon Lala, Duda Balje, Samra Ilijaz, Bekim Arifi dhe Erxhan Galushi.
ZKM ka thënë se Kurti me ta ka biseduar për agjendën legjislative dhe rëndësinë e dinamikës së miratimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe ligjet e rëndësisë së veçantë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari – Lila, takuan për darkë pune zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Kryetarin e Grupit Parlamentar multietnik Enis Kervan, nënkryetarin e Kuvendit, Bahrim Shabani, deputetët, Fidan Jilta, Fridon Lala, Duda Balje, Samra Ilijaz, Bekim Arifi dhe Erxhan Galushi, me të cilët bisedoi për agjendën legjislative dhe rëndësinë e dinamikës së miratimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe ligjet e rëndësisë së veçantë.”
Poashtu, ZKM ka njoftuar se ata kanë diskutuar edhe se “cila është koha më e përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare”.
“Kryeministri Albin Kurti, informoi partnerët e koalicionit për procesin e konsultimeve politike me partitë parlamentare, si dhe theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së përbashkët për proceset e ardhshme demokratike, përfshirë edhe diskutimin se cila është koha më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”
“E rëndësishme ishte gjithashtu mbështetja e partive të komuniteteve joshumicë dhe konfirmimi i angazhimit të Qeverisë dhe Kryeministrit për ngritjen dhe fuqizimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe mbështetja e vazhdueshme për ta me projekte konkrete.”