Stano numëron katër pika, kritikon veprimet e Policisë së Kosovës në Veri

Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore.  

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në profilin e tij në “X” ka numëruar katër problematikat që thotë t’i ketë operacioni i fundit në Veri të Kosovës e që lidhet me dinarin.

Stano ka thënë se operacioni çon në eskalim, është kundër frymës së normalizimit dhe pengues i vazhdimit të negociatave dhe tregon që Kosova prioritet i ka veprime e njëanshme dhe të pa koordinuara sesa bashkëpunimin.

“Operacioni policor në Veri: është esakalues, është kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe provon përsëri, që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet unilaterale, të pakoordinuara sesa bashkëpunimin”, ka shkruar Stano.

Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu e ka shprehur zhgënjimin për aksionin e Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të Kosovës, aksion ky me udhëzimin e ministrisë së Punëve të Brendshme.