Disa mënyra për t’u mbrojtur nga varianti i ri i COVID-it

Ndërkohë që shumë media botërore kanë raportuar se varianti i ri i virusit Covid-19, i njohur si KP.2, është duke u përhapur dhe është mjaft i rrezikshëm, ka disa mënyra që të parandalohet.

Times of India ka renditur disa këshilla natyrale për t’u mbrojtur nga KP.2.

Rritja e imunitetit përmes marrjes së vitaminave e mineraleve të nevojshme nga ushqimi i shëndetshëm si frutat e perimet. Ushqimet që janë të pasura me vitaminë C, D, zink e të tjera vlera ushqyese të nevojshme, mund të ndihmojnë rritjen e imunitetit të organizmit në përgjithësi dhe ndihmojnë trupin të jetë i fortë kundrejt infeksioneve të ndryshme. 

Në mënyrë që organizmi të qëndrojë i shëndetshëm duhet ngrënë fruta, perime, fara e arrore në baza ditore. Sipas një studimi që është publikuar në gazetën “Nutrients”, vitamina D luan rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sistemin imunitar duke ulur rrezikun nga infeksionet respiratore.

Hidratimi me ujë të vakët, përveç që qetëson mendjen e organizmin, është i rëndësishëm edhe për imunitetin e organizmit. Uji i ngrohtë ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, mban organizmin të hidratuar dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar. 

Sipas një studimi që është publikuar në “International Journal of Hyperthermia”, konsumimi i ujit të ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut, rrit imunitetin dhe mbështet shëndetin në përgjithësi.

Praktikimi i ushtrimeve yoga dhe meditimit për 30 minuta në ditë, ndihmon sistemin imunitar. Yoga dhe meditimi ndihmojnë kundër stresit, ulin inflamacionin në trup dhe ndihmojnë organizmin në përgjithësi. 

Sipas një studimi që është publikuar në “Journal of Behavioral Medicine”, ushtrimet e rregullta të yogas dhe meditimi ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Përdorimi i erëzave gjatë gatimit si turmeriku, cumini, majdanozi e hudhra, përveç që shtojnë shije, ndihmojnë edhe rritjen e imunitetit. Këto erëza janë burim i mirë i antioksidantëve të cilët ndihmojnë në forcimin e trupit kundër infeksioneve. 

Sipas një studimi që është publikuar në “Journal of Immunology Research”, vlerat ushqyese që gjenden tek hudhra kanë treguar se mund të rrisin imunitetin dhe të zvogëlojnë mundësinë e infeksioneve në organet respiratore.

Çajet bimore janë mënyrë shumë e mirë për rritjen e imunitetit në mënyrë natyrale. Bima e kamomilit përveç që është qetësueses natyral, është e mirë edhe kundër infeksioneve. 

Çaji i gjingjerit sikur kamomila vepron si antioksidant i fuqishëm duke rritur imunitetin sikurse edhe çaii i zi e ai i mentës. Sipas një studimi që u publikua në “Journal of Ethnopharmacology”, çajet bimore janë përdorur në shumë vende për të parandaluar e trajtuar shumë infeksione, duke përfshirë infeksionet respiratore.

Qumështi me turmerik, i cili ndryshe njihet si pija e artë, ndihmon sistemin imunitar. Turmeriku përmban komponimin që quhet kurkumin, i cili është anti-inflamator e antioksidant i fuqishëm.

Konsumimi i qumështit me turmerik mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacioneve të ndryshme, ndihmon tretjen dhe forcon imunitetin. Sipas një studimi që është publikuar në “Journal of Clinical Immunology” kurkumini mund të rrisë antitrupat dhe të sigurojë mbrojtje kundër infeksioneve.