Horoskopi ditor 17 maj 2024

Dashi-Aventurat, flirtet dhe netët erotike janë në rend të ditës për ju e megjithatë po kërkoni diçka më shumë! Nga ana tjetër jini vigjilentë për marrëdhëniet tuaja të punës dhe ato mes kolegësh, mos i humbisni aleatët e çmuar, ata ju duhen gjithmonë.

Demi-Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj duke filluar nga data 28 Maj, shfrytëzojeni sa më shumë. Përdorni sharmin që ju karakterizon për të arritur qëllimet tuaja, si në rrethin shoqëror ashtu edhe në mjedisin profesional.

Binjakët-Cilësia që ju nevojitet tani është durimi. Një fazë e re do të nisë për ju kur dielli të lëvizë drejt shenjës suaj në fillim të javës tjetër. Në këtë kohë do të mund të bëni gjithçka keni ëndërruar. Ndërsa deri atëherë, qëndroni të qetë.

Gaforrja-Do të keni probleme në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do mund të jeni të qetë. Secili prej jush do ketë mendime të ndryshme dhe nuk do të arrihet dot të gjendet gjuha e përbashkët. Në lidhje me financat, nuk do të keni probleme.

Luani-Ndoshta sot do të jeni të shtrënguar të hiqni dorë nga diçka që keni shumë për zemër, për diçka tjetër që lidhet me financat tuaj. Dhe kur bëhet fjalë për para, nuk ndaleni para asgjëje

Virgjëresha-Kolegët tuaj kanë nevojë për ju. Në fronin e punës ata presin që ju të jeni një lojtar i rëndësishëm dhe nuk do të jenë të gëzuar nëse nuk doni të luani. Bëni çfarë duhet të bëni dhe bëjeni mirë.

Peshorja-Do të ndjeni një lodhje të akumuluar prej kohësh duke preferuar të pushoni sot larg njerëzve tuaj të afërt. Në aspektin afektiv mund të mbështeteni tek vendimet që partneri/ja juaj do të marrë. Së fundmi nuk mund të mohohet që jeni të mbushur nga dyshimet.

Akrepi-Nëse keni dyshime për çështje, sot duhet të ndërmerrni hapa konkretë për t’i vërtetuar apo për t’i hedhur poshtë. Jeni të aftë të përballeni me çdo gjë, ndaj mos i lini detajet t’ju shqetësojnë. Kushtojuni më shumë rëndësi shëndetit.

Shigjetari-Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje e që do të keni mbështetjen e një Merkuri pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë sentimental.

Bricjapi-Sot është padyshim një ditë pozitive për dashurinë dhe marrëdhëniet në çift. Me yjet që ju favorizojnë do të vijoni të shijoni një periudhë harmonie në familje. Kushtojuni vëmendje propozimeve të kësaj periudhe në punë.

Ujori-Dëshira e madhe për të mos bërë skena ju ka bërë që të lejoni persona të afërm të largohen prej jush me gjëra të cilat nuk duhej t’i kishin marrë me vete. Tani duhet të kaloni në ekstremin tjetër dhe t’u kërkoni të tjerëve të luajnë sipas rregullave.

Peshqit-Tani që keni Merkurin plotësisht  në anën tuaj, është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal.