Të rrethuar nga ritmet e muzikës që mbushnin hapësirën, çifti nuk ka ngurruar të tregojë aftësitë e tyre në vallëzim, duke krijuar një atmosferë të veçantë romantizmi dhe afërsie.
Duke lëvizur në harmoni me muzikën, ata kanë qenë pikërisht në qendër të oborrit, tërhequr sytë e banorëve dhe kamerave që i përcjellin pa ndërprerje.
Heidi dhe Romeo, të cilët kanë treguar një lidhje të fortë që nga fillimi i spektaklit, kanë dhënë një shfaqje të vërtetë të afrimitetit dhe intimitetit të tyre.
Duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, lëvizjet e tyre kanë bërë që momenti të shndërrohet në një skenë sensuale.
Ndërkohë që kërcenin, nuk kanë munguar as momentet intime, me shkëmbime të puthjeve të ëmbla dhe përqafimeve.