Një çift bashkëshortor ka ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e së shtunës në Pejë.
Në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se çifti janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje në shtëpinë e tyre.
Të dyshuarit janë arrestuar e më pas liruar në procedurë të rregullt.