Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara. Gjatë pasditës priten intervale të shkurta me diell.
Era do fryjë nga drejtimi i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.