Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.
Kjo thuhet në deklaratën e MPJD-së për Ditën e Evropës të publikuar në platformën X.
“Në Ditën e Evropës, ne festojmë vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.
“Republika e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE, duke aspiruar për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka thuhet në reagimin e MPJD-së.