Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Sipas La Gazzetta dello Sport, Denzel Dumfries dëshiron t’i bashkohet Manchester United dhe nuk do të dëgjojë ofertat nga klubet tjera të Ligës Premier.

Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në qershor 2025 dhe ai ende nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, ndërsa Interi kërkon 30 milionë euro nga shitja e tij.

Sipas mediumit italian, disa klube të Ligës Premier janë të interesuara për 28-vjeçarin, por Dumfries nuk dëshiron të bashkohet me një ekip të mesëm dhe shpreson të nënshkruajë për Manchester United, nëse ai përfundimisht largohet nga Interi në verë.

Gazzetta pretendon se holandezi do të ketë më shumë shanse për t’u transferuar në Old Trafford nëse bashkëkombasi i tij Erik ten Hag mbetet në krye.

Mbrojtësi holandez nuk po shtyn të largohet nga Nerazzurrët dhe bisedimet janë në vazhdim për një marrëveshje të re.