Pas katër ditësh intensive bisedimesh mes politikanëve të mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri, si dhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, është arritur tashmë një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.
Mësohet se sa i takon pikës për depolitizimin e Komisonit Zgjedhor, palët janë dakordësuar për të mos aplikuar formula të reja, por në zgjedhje do të procedohet me po të njëjtën formulë si në zgjedhjet e mëparshme.
Ndërkaq një tjetër pike e cila ka mbajtur pezull këtë marrëveshje, kërkesa e panegociueshme e PD-së për identifikim biometrik të votuesve, është pranuar nga mazhoranca.
Në një deklaratë për mediat, Oerd Bylykbashi nën përfaqësimin e PD, u shpreh se Qeveria tentoi që të kapte Komisionet Zgjedhore, por pasi nuk ia doli u tërhoq.
“Sot u arrit një marrëveshje. Identifikim biometrik në masë 100% dhe riformatim i Komisionit të Zgjedhjeve. Administrata Zgjodhe do të bëhet siç është sot dhe kjo formulë që do të aplikohet do të aplikohet pas këtyre zgjedhjeve. U përpoq që të kapte Komisionet zgjedhore, nuk ia arriti dhe u tërhoq”. /tvklan.al/