Bashkimi Evropian ka thënë se roli i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se është që të ju ndihmojnë të dyja vendeve të bëhen evropianë.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media të hënën.
Ai ka shtuar se nëse palët nuk duan të lëvizin në rrugën drejt BE-s, atëherë askush nuk mund t’i detyrojë ata.
“Ka një mësim të qartë, që nëse palët nuk duan të lëvizin, askush nuk do të mundet t’i detyrojë ata. Roli ynë si lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi, është që të lehtësojmë, ndihmojmë që të bëhen evropianë, t’i ndihmojmë të fillojnë që të sillen në mënyrë evropiane dhe të gjenden zgjidhje kompromisi në çështje të rëndësishme për qytetarët e tyre.
Fakti që nuk ishin në gjendje ta bënin këtë deri tani dhe të lëvizin përpara në procesin e normalizimit nuk është për shkak të dështimit të pretenduar të BE-së si lehtësuese, por është për shkak të dështimit të tyre që të mbajnë fjalën. Do të mbërrijmë aty, përtej mandatit të një emisari special”, tha ai.
Këto komente Stano i bëri pasi që u pyet nëse emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak ka dështuar në misionin e tij në kuadër të dialogut.
Zëdhënsi i BE-së, tutje shtoi nuk është korrekte të thuhet se ka dështim për faktin se palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.
“Kështu që nuk është e vërtetë që mund të paraqiten rezultatet e deritashme si dështim i zotit Lajçak. Ai ka bërë më të mirën në emër të përfaqësuesit të lartë dhe BE-së, me mbështetjen e plotë të 27 vendeve të BE-së. Nuk është faktikisht korrekte të thuhet se ishte dështim, për faktin se dy palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.
Me dhjetëra herë kemi sqaruar se nuk ka pasur pikëpyetje për nënshkrimin. Kjo marrëveshje është ligjërisht obligative, dhe nuk ka sqarim më të mirë të faktit se është ligjërisht obligative, pasi që është bërë pjesë integrale e rrugës drejtë anëtarësimit si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Kështu që nuk bëjnë hapa drejt implementimit, ata i bëjnë dëm vetes”, tha Stano.
Ai theksoi se -ja ka një mandat të përcaktuar ndërkombëtar, përfaqësuesi i lartë i BE-së është lehtësuesi, pavarësisht nëse emri do të jetë Joseph Borrell, ose kushdo që do të vijë. /Telegrafi/