Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës.
Raportohet se në Prevallë e Bogë të Rugovës ka reshje të mëdha të borës.
Nga ana tjetër autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të Shqipërisë, ka pasur prezencë të reshjeve të borës.
Reshjet janë regjistruar në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.
ARRSH bëri të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.
“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.