Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Në njoftimin për media thuhet se në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati.
“B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera.