Disa ushqime të pasura me zink

Zinku është vlerë ushqyese që i duhet organizmit për imunitet të fortë, shkruan India.com

Farat e kungullit përmbajnë sasi të bollshme të zinkut e magnezit dhe janë antioksidant i fuqishëm.

Drithërat e plota, si lagumet e tërshëra, përmbajnë shumë vlera ushqyese duke përfshirë edhe zinkun.

Vezët, përveç proteinës, përmbajnë edhe minerale si zinku.

Ushqimet e detit, në përgjithësi janë të pasura me vlera ushqyese dhe gjithashtu përmbajnë zink.

Arroret e pasura me zink janë lajthitë, arrat, fëstëkët e bademet.

Përveç që janë të pasura me kalcium, bulmeti, si gjiza, qumështi e kosi, përmban edhe zink.

Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidant dhe gjithashtu ka sasi të zinkut.

Zink përmbajnë edhe guacat e ndryshme të detit.

Përveç këtyre zink përmbajnë edhe fasulet e thjerrëzat, ushqimet që i përkasin familjes se lagumeve.