Ndërsa ilaçet e diabetit, si ozempicu e wegovy, janë bërë trend për humbjen e peshës së tepërt në mbarë botën, ka disa ushqime që veprojnë njëjtë sikur këto, por kushtojnë më pak dhe kanë më pak efekte anësore.
Për shkak që ilaçet e diabetit kushtojnë shumë shtrenjtë, njerëzit po mundohen të gjejnë alternativa për zëvendësimin e tyre. Për shembull disa përdorues të rrjetit social TikTok kanë filluar një lloj trendi që po quhet “oatzempic”, kombinim i fjalëve “oat” (tërshërë) dhe “ozempic”, e cila është një përzierje e lëngut të drithërave të papërpunuara me lëngun e limonit, që ka po të njëjtin efekt si ilaçet e diabetit, kur bëhet fjalë për humbjen e peshës.
Ndërkohë dietologia Michelle Routhenstein i ka thënë DailyMailit se ushqimet që kanë efektin e “ozempicut” nuk janë vetëm drithërat e papërpunuara por ka shumë kombinime që mund të bëhen.
Michelle ka thënë se ushqimet që janë të pasura me proteinë e fibra, si drithërat e përpunuara, kur lihen në ujë për pak çaste lëshojnë një lëndë që quhet GLP, e cila nxit prodhimin e hormonit që të bën të ndihesh i ngopur, gjë që bëjnë edhe ilaçet e diabetit.
Sidoqoftë ajo tregon se disa kombinime të përbërësve do të ndihmojnë që ndjena e të qenit ngopur të zgjat më shumë dhe kanë shumë pak kalori.
Dietologia ka rekomanduar që të konsumohen thjerrëzat dhe fasulet. Këto ushqime përmbajnë fibra të tretshme, të cilat përthithin ujë, gjë që i bën të të ngopin më shumë. Fibrat e tretshme nxisin sekrecionin e hormonit GLP në zorrë, por në shkallë më të lartë se sa ilaçet e diabetit.
Ushqimi tjetër i rekomandueshëm nga dietologia për qëllim të humbjes së peshës janë supat, sepse sipas saj të mbajë më ngopur se sa ushqimet solide.
Këto supa duhet të përmbajnë perime të shumta me vlera ushqyese.
Mollët janë një tjetër ushqim që po konsiderohen të jenë të mira për humbjen e peshës pasi që përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të pasura po ashtu me fibra e ujë, gjë që nuk do të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.
Brokoli, është një tjetër ushqim në listën e ushqimeve të rekomanduara nga Michelle, sepse përmban pak kalori, ka vitamina esenciale të nevojshme, fibra, ujë dhe fare ose shumë pak sheqer natyral.
Gjiza, trendi botëror i ushqimeve sivjet, gjendet edhe në rekomandimet e Michellit, për shkak se përmban shumë pak yndyra dhe është e pasur me vlera të shumta ushqyese.
Vezët, gjithashtu të mbajnë të ngopur gjatë.
Peshku rekomandohet gjithashtu, për shkak që përmban acidin yndyror omega 3, i cili ndihmon kundër peshës së tepërt duke reduktuar sasinë e yndyrave të pashëndetshme në gjak.