Shumë njerëz ankohen nga niveli i lartë i yndyrës së pashëndetshme në gjak, gjendje kjo që mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.
Dietologët këshillojnë të konsumohen sa më shumë fruta e perime në mënyrë të parandalohet kolesteroli i lartë, shkruan India.com
Frutat e malit janë të parat që rekomandohen nga mjekët që të konsumohen. Kjo sepse ato janë të pasua me antioskidantë, të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacioneve.
Në mënyrë që niveli i yndyrave të pashëndetshme në gjak të ulet, këshillohet të konsumohet shalqiri sepse është zëvendësim i mirë për ushqimet që përmbajnë sheqer të shtuar.
Kivi është gjithashtu i mirë për këto probleme, pasi përveç që mbron nga yndyrat e pashëndetshme, mund të ndihmojë edhe në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.
Avokadot janë të pasura me shumë vlera ushqyese dhe mund të përdoren si zëvendësim i yndyrave si gjalpi dhe margarina, në mënyrë që niveli i yndyrave në gjak të jetë në rregull.
Portokajtë konsiderohen të jenë mjaft të efektshëm kundër yndyrave të pashëndetshme, pasi disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i portokajve ulë yndyrat e tepërta në organizëm.
Papaja, frutë e njohur indiane, është e pasur me shumë vlera ushqyese dhe gjithashtu rregullon nivelin e yndyrave në gjak.
Kajsitë, sikurse papaja, janë të pasura me shumë vlera ushqyese të cilat largojnë yndyrat ë pashëndetshme nga organizmi.