Dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, në pronësi të Milan Radoiçiq janë konfiskuar këtë të enjte nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”.
“Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe te konfiskuar-AAPSK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special ne Prishtine te Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, tha Elshani.
Ai theksoi se agjencia ka filluar evidentimin e pasurive te përshkruara në urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe te Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës.
Ky veprim i PK-së erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar një ditë më parë se ka nisur zbatimi i Urdhrit ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin ‘Banjska’.
Lidhur me këtë 31 mjete transportuese të konfiskuara në Banjskë i janë dhënë për shfrytëzim Policisë së Kosovës. /Gazeta10/