Arra e kokosit ofron shumë të mira shëndetësore. Sheqeri që nxirret nga kjo bimë është po ashtu shumë i mirë për organizmin.
Ky sheqer përmban një fibër që quhet inulin, e cila mundëson krijimin e baktereve të mira në zorrë.
Ai gjithashtu mundëson mikrobiom të shëndetshëm për stomakun, gjë që është esenciale për shëndetin e organizmit në përgjithësi.
Sheqeri i arrës së kokosit ka indeks glimeik të ulët, që do të thotë se nivelin e sheqerit në gjak e rrit më ngadalë se sheqeri industrial.
Përmban antioksidant e minerale, të cilat ndihmojnë imunitetin.
Ky sheqer është i mirë për menaxhimin e peshës se duhur trupore, pasi të mban të ngopur më gjatë.
Sasi të vogla të mineraleve si zinku, kalciumi e kaliumi, janë të pranishme në këtë sheqer.
Gjithashtu përmban shumë antioksidant, të cilët mbrojnë trupin nga dëme të ndryshme.