Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:30 në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku zyrtarët policorë janë nisur në drejtim nga ku janë dëgjuar të shtënat.
Bëhet e ditur se policia ka hasur në dy persona me një motoçikletë të cilët i kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit të tyre, te njëri nga personat është gjetur një revole me një karikator.
“Në vendin e ngjarjes (aty ku ishin shkrepur plumba), policia ka gjetur një kuti të zbrazur të municionit dhe disa gëzhoja të armës (dyshohet të jenë të armës së gjetur tek personi i ndaluar). Policia do ta trajtojë këtë rast në koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia tha se i gjithë rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 derisa njësia policore ishte në monitorimin e trafikut.