Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomit ka paralajmëruar një protestë para objekteve qendrore të Telekomit të Kosovës në të gjithë territoin e Kosovës.
Protesta organizohet për mosmarrjen e pagave dhe bllokimit të llogarive financiare të Telekomit të Kosovës.
“FSP-PTK ju fton me datën 02.04.2024 nga 0ra 11:00 deri 12:00 do te mbaj protesta para objekteve qendrore te Telekomit te Kosovës ne gjitha territorin e Kosovës.
Protesta mbahet për arsye te bllokimit te llogarive financiarë te Telekomit te Kosovës dhe mos marrja e pagave te punëtoreve.
Gjithashtu po atë dite ne objektin Kryesor te Telekomit ne dardani Prishtinë ne ora 11:30 do te mbaj konferencë për media edhe Kryetari i FSP-PTK, së Lamih Balaj ku do ti bej te qarta qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme të FSP-PTK, së pas situatës se krijuar nga data 29.02.2024”, thuhet në njoftim.