Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit me yllin e Ligës Premier

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i “fiksuar” pas një ylli të Ligës Premier dhe dëshiron ta sjellë atë në verë në Etihad Stadium.

Pasi udhëhoqi Cityn në një triumf historik të trefishtë sezonin e kaluar, Guardiola freskoi skuadrën e tij në afatin kalimtar të verës.

Yje të njohur si Ilkay Gundogan, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte dhe Cole Palmer u larguan, ndërsa erdhën Josko Gvardiol, Mateo Kovacic, Jeremy Doku dhe Matheus Nunes.

Por, duket sikur Guardiola i ka ngulur sytë te një tjetër përforcim i madh në verë.

Sipas mediumit Fichajes, Guardiola i ka sytë fort te mesfushori i Newcastle United dhe Brazilit, Bruno Guimaraes.

Ish-lojtari i Lyon mbërriti në Ligën Premier në janar të vitit 2022 për një tarifë prej 40 milionë funte dhe ka bërë 97 paraqitje.

Megjithatë, Newcastle ka nevojë të shesë asetet e tyre kryesore për të mbledhur fonde pas shpenzimeve të mëdha të fundit dhe Guimaraes është ndër më të vlefshmit e tyre.

Ai besohet të vlerësohet në 85 milionë funte (100 milionë euro), megjithëse disa raporte thonë se ai ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë funtesh (117 milionë euro) në kontratën e tij.

Guardiola tashmë ka shprehur publikisht admirimin e tij për Guimaraes, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshëm” përpara fitores së Cityt në çerekfinale të Kupës FA ndaj Newcastle.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Guardiola tha: “Ai është një mesfushor i jashtëzakonshëm. Ai është agresiv, me top ose pa top”.

“Jam i sigurt se ai është pjesë e projektit për vitet e ardhshme. Patjetër”.

Edhe pse ai ka qenë i lidhur me shumë klube, Guimaraes nënshkroi një zgjatje të re të kontratës në tetor dhe nuk ka plane të largohet. /Telegrafi/