Zëvendëskryeministri i ri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për programin e Qeverisë Hoti për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Selmanaj ka thënë se ka vullnet maksimal prej Zyrës së Kryeministrit, e të tjerët, që të bëhen hapa të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.
Mirëpo ai ka thënë se nuk do të funksionojnë me logjikën e Lëvizjes Vetëvendosje, siç u shpreh ai, të tipit ‘Vjen Elezi, shkon Lumezi’.
“’Vjen Elezi, shkon Lumezi’ nuk funksionoi, nuk është logjika jonë që po duam ta avancojmë sistemin e drejtësisë”, ka thënë Selmanaj.
“Instrumentet e brendshme, që atë pavarësi që e ka sistemi prokurorial ta shfrytëzojnë, që të jenë më profesional”, u shpreh zëvendëskryeministri Selmanaj ai në RTV 21.