Dashi-Shqetësimet për paratë do të fillojnë të zhduken ndërsa kuptoni se nëse vazhdoni të jeni në këtë rrugë, ju mund ta zhdukni me lehtësi çdo lloj problemi financiar. Tani për tani ju duhet të pranoni faktin se jeni në rrugën e duhur.
Demi-Bari në anën tjetër të gardhit ju duket sot më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni më shumë pavarësi në jetën tuaj. Prisni lajme të mira në punë.
Binjakët-Nuk jeni në humor pune sot, por nuk duhet të shqetësoheni. Në afatin e gjatë do të keni më shumë përfitime nëse u jepni një mundësi rikarikimi baterive tuaja mendore, fizike dhe emocionale.
Gaforrja-Po mbysni me duart tuaj marrëdhënien që me vështirësi e keni ndërtuar. Prej kohësh keni shmangur së diskutuari në çift problemet. Kjo për shkak të frikës se do të prishë lidhjen. Megjithatë sot duhet të përballeni me to dhe do të kuptoni që e keni pasur gabim.
Luani-Kjo e sotmja është një ditë e rëndësishme për ju. Do merrni lavdërimin nga të gjithë njerëzit që do ju rrethojnë. Vështirësitë tuaj financiare do të zgjidhen. Tregohuni të matur herë tjetër dhe mos bëni shpenzime të tepruara.
Virgjëresha-Duhet të keni kujdes në marrëdhënien me njerëzit që dinë si të luajnë me frikën tuaj. Gjithçka u thonë ata merreni me rezerva. Faktet gjejini vetë.
Peshorja-Aq pozitiv ka qenë në shenjën tuaj Mërkuri, saqë edhe tani që është larguar, efekti pozitiv i tij do të vazhdojë për inerci. Por kujdes, po afrohet në shenjë Marsi i vrullshëm e agresiv.
Akrepi-Pranoni mendimi e atyre që ju duan, shfrytëzoni intuitën tuaj, duke qenë se jo gjithmonë mund të jeni objektiv dhe të ekuilibruar në gjykimet tuaja. Qëndroni më një anë, jeni pasionant, me iniciativë, dinamik dhe kur gaboni një herë, pendoheni. Por partneri juaj mund t’ju mbajë nën frena dhe kjo do të japë një rezultat të mirë, dëgjoni këshillat e tij/saj të jetës.
Shigjetari-Papritur do të bëni shumë nervozë pasi do të përballeni e detyra të reja të cilat do prishin planet tuaj të ditës. Mos u nervozoni merrini gjërat me qetësi dhe ndiqni instinktin tuaj, ai do ju udhëheqë më mirë.
Bricjapi-Në rrugën e jetës, gjithmonë ka një kohë të përkryer që të ndalosh dhe të mendosh për gjërat që keni arritur deri tani. Nëse ecni me shumë shpejtësi, rrezikoni të bëni disa gabime të pariparueshme.
Ujori-Nëse personi juaj i zemrës, vlerëson qëndrueshmërinë dhe sigurinë, ju nga e kundërta preferoni të jeni të lirë dhe të zgjidhni në moment atë që ju pëlqen. Sot nuk do të mund të lidheni pas riteve dhe zakonet e të mërkurës, ju stresojnë. Mendja juaj do të udhëtojë dhe emocionet të jenë të lira. Ndoshta duhet të flisni me partnerin dhe ai të kuptojë dhe pranojë nevojat tuaja.
Peshqit-Dita shënohet nga zënkat. Shmangni debatet sot. Duhet të jeni të qetë. Kuptoni nevojat e partnerit/es. Mundohuni të kuptoni shkakun e problemit.