Një tërmet ka ndodhur në Mal të Zi, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në Kosovë e në vendet tjera të Ballkanit.
Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti i cili ndodhi në ora 04:06 të ditës së enjte, ishte me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.
“Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”.
Dridhjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Shqipëri e Serbi.
Derisa Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca ishte midis 5.1 dhe 5.4 gradë.