Modelja shumë e pëlqyer, Oriola Marashi, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale.
Gjithmonë duke u shfaqur atraktive dhe joshëse, modelja edhe kësaj radhe solli disa fotografi të mrekullueshme.
Bukuroshja shqiptare, që është tash e një kohë të gjatë pjesë e markës së famshme “Guess”, mahniti me një fotosesion që shfaqte atë shtrirë në një shtrat.
Në këto imazhe ajo fillimisht tergon linjat mahnitëse e shtrirë në shtrat e veshur me një kostum të zi, shumë të hapur në pjesën e gjoksit.
Më pas në fotografitë e tjera ajo duket se po shijon ushqimin e saj, teksa është e veshur në të brendshme me dantella, të cilat e bëjnë të duket tejet seksi.
Oriola kompletoi dukjen duke i lëshuar flokët e saj të errëta, drejt mbi supe, me një grim që i përshtatej tej mase me veshjet. /Telegrafi/