Rrjeti i vjetër, tensioni i ulët, shtyllat elektrike, nuk do të jenë më problem për banorët e fshatit Komogllavë të Ferizajt, që llogaritet një nga fshatrat më të mëdha në Kosovë për nga sipërfaqja.
Me punimet në rrjetin energjetik në tensionin e ulët dhe të mesëm, që tashmë kanë mbërri në fazën e fundit, do të rriten kapacitetet energjetike në këto anë dhe do të përmbushen të gjitha nevojat e banorëve.
KEDS këtu ka vendosur dy trafo, njëra me ë kapacitet prej 400 kVA , dhe tjetra 160 KVA , një trafoshtyllë dhe shumë shtylla të betonit e mijëra metra kabllo elektrike.
Mbi 150 mijë euro llogaritet të jetë kostoja e këtij projekti, ku përfitues do të jenë 180 konsumatorë, por në mënyrë indirekte kanë përfituar shumë konsumatorë të tjerë të fshatrave përreth.
Këtij ndryshimi i gëzohen banorët e kësaj ane dhe falënderojnë KEDS-in për punët e bëra këtu.
Enver Salihu, nga lagjja Tafali, thotë se ka 60 vjet që këtu s’ka pasur asnjë investim në rrjetin energjetik. “Rryma është nevojë elementare dhe tashmë jemi të gëzuar për të mirat që po na vijnë. I jemi mirënjohës kompanisë KEDS”, thotë Salihu.
KEDS vazhdon të investojë sipas planit të paraparë zhvillimor në rrjetin distrubitiv për të gjithë konsumatorët anekënd vendit.
Për 10 vjet të ekzistencës, kompania ka investuar anekënd territorit të vendit mbi 216 milionë euro për përmirësimin e rrjetit distributiv të energjisë elektrike. Këto investime nuk po ndalen as tash kur jemi në vitin e 11-të të operimeve. Këto investime po bëhen me qëllim që konsumatorët të kenë shërbime sa më kualitative dhe të sigurta.