Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët ku fillimisht Drita rrezikoi në dy raste me Juan Masan, por nuk ishte i saktë.
Kastriot Selmani ishte afër golit në minutën e 30-të, ndërsa Nazmi Gripshi u kundërpërgjigj, por pa sukses.
Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Blerim Krasniqi që goditi shtyllën në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, Drita insistonte më shumë të gjejë golin dhe këtë gjë ia arriti.
Zhvillohej minuta e 62-të, kur Juan Masa shënoi me kokë pas harkimit të Besnik Krasniqit për të shënuar për 1-0.
oli u kontrollua nga VAR dhe u pranua, pasi nuk kishte pozitë jashtë loje.
Ballkani u mundua të rikthehej, por që nuk ia doli të kishte raste të mira, përveç një rasti me Elmir Kryeziut, por që Faton Maloku ishte në vend.
Drita ka mundur ta mbyll ndeshjen, por që u ndal nga shtylla në kohën shtesë.
Më këtë fitore Drita mbetet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Ballkani që është lider.