Dashi-Shumë emocione njëherësh do të përjetoni sot. Merr frymë thellë! Nëse keni diçka në mendje, atëherë zbatojeni dhe përpiquni të meditoni gjatë ditës. Mos u tregoni dramatikë dhe përvetësoni dashurinë.
Demi-Duhet të rigjeni energjinë dhe qetësinë. Keni një mijë projekte në kokë, të cilat duhet t’i çoni përpara me pasion. Sa i takon punës, parashikohen disa ndryshime, të cilat pritet të sjellin dobi. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar familjes. Sa i takon dashurisë, mos u fiksoni pas personit të gabuar.
Binjakët-Do të keni disa probleme në familje që mund të zgjidhen vetëm nëse diskutoni gjatë. Në punë mund të keni disa probleme të vogla. Planet për të investuar duhet t’i shtyni pasi mund të humbisni shumë para.
Gaforrja-Merrni frymë lirisht, pasi mosmarrëveshjet në çift kanë marrë fund një herë e mirë. Ndërsa në planin profesional, do të merrni një propozim të ri që do t’ju bëjë të mendoheni.
Luani-Orët e gjata që keni shpenzuar u ka ardhur fundit. Marrëdhënia juaj në çift do të jetë e qëndrueshme dhe do të jeni shumë romantik. Shmangni një konfrontim me njerëzit rreth jush, sidomos me fqinjët.
Virgjëresha-Prej disa kohësh duket sikur jeni në qendër të gjithçkaje dhe të gjithë sillen shumë mirë. Por bëni kujdes, asgjë nuk vjen falas. Në çdo marrëdhënie, romantike apo platonike, është e nevojshme të bëni gjithashtu diçka.
Peshorja-Do të keni mundësi romantike. Disa njerëz do të tërhiqen nga hijeshia dhe zgjuarsia juaj. Nëse keni një partner/e, provoni ta thyeni rutinën me diçka ndryshe.
Akrepi-Nuk ke ardhur këtu për një jetë të zakonshme. Mos i lë gjërat që të frikësojnë të të stopojnë hapat, hëna do jetë në favorin tuaj këtë periudhë. Tregohu versioni më i çmendur i vetes.
Shigjetari-Marsi do të ketë një pozicion të brishtë ndaj Hënës dhe do të dhurojë një ditë pa tepri emocionale. Dita nuk do të jetë aspak pozitive, ndaj lëreni që të ikë. Megjithatë kjo mbetet një periudhë e mirë sa i takon konfirmimeve në punë, ku do të përjetoni momente suksesi.
Bricjapi-Një ditë pozitive do të jetë kjo e mërkurë për ju. Do të keni gjithçka nën kontroll dhe nuk duhet të keni frikë nga komplotet që mund të ngrihen kundër jush. Këshillat për ju janë shumë të vlefshme, dëgjojini ato.
Ujori-Mos kërkoni t’ua hidhni të, sepse edhe mashtrimet e vogla, qoftë edhe me qëllim të mirë, mund të venë në krizë raportet. Në aspektin profesional duhet të jeni më këmbëngulës.
Peshqit-Keni menduar se nuk keni fat, por sot do të ndodhë e kundërta. Një ditë progresive kur bëhet fjalë për biznes. Në mbrëmje do të argëtoheni dhe do të keni atë që dëshironi.