Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që ishte vet-plagosur me pistoletë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 02:50 në fshatin Peran, të Podujevës.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, rasti është duke u hetuar.