Të mirat shëndetësore të fëstekut

Fëstëkët njihen për vlerat e tyre në shëndet. Përveç që ndihmojnë në uljen e peshës së tepërt, ndihmojnë gjithashtu edhe për shëndetin e zorrëve, kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Fëstëkët që thuhet se janë përdorur që prej 300 mijë vjetësh dhe përveç shijes së mirë janë të pasur me shumë vitamina, yndyra të shëndetshme dhe natyrale, proteine, fibra, karbohidrate, kalium, fosfor, vitaminë B6, tiaminë, mangan e bakër.

Këto arrore janë një ndër ushqimet që përmbajnë më së shumti vitaminë B6, e cila është ë rëndësishme për shumë funksione në trupin e njeriut, duke përfshirë rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak si dhe formimin e hemoglobinës, molekulë që bartë oksigjenin në rruazat e kuqe të gjakut.

Përmbajta e kaliumit në fëstëk është më e lartë se sa në një banane të madhe.

Ata gjithashtu përmbajnë sasi të madhe të antioksidantëve, të cilët janë përgjegjës për parandalimin e infeksioneve të ndryshme në organizëm.

Pasi që përmbajnë pak kalori e më shumë proteinë sesa të gjitha arroret tjera, fëstëkët janë të mirë për shëndetin e kockave.

Arroret në përgjithësi janë të mira në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, por fëstëkët kanë potencial më të madh për ta bërë këtë, pasi ata mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq duke e rritur nivelin e yndyrave të mira.

Pasi që ulin nivelin e yndyrës së pashëndetshme në gjak, enët e gjakut pastrohen dhe gjaku qarkullon më mirë.

Indeksi glikemik i fëstëkëve është i ulët, gjë që do të thotë se janë shumë të mira për uljen e nivelit të lartë të sheqerit në gjak, dhe si të tilla u ndihmojnë njerëzve me diabet.