Talat Xhaferi, i cili pritet që sot të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është duke e mbajtur fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit si mandatar për formimin e Qeverisë.
Ai ka thënë se këtë mandat do ta pranojë me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë.
“Pranoj mandatin me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, me shpresë se propozimi që keni sot para vetes do të jetë përbërja që do të përmbush përgjegjësitë ndaj qytetarëve tanë. Këtë propozim e bëj me marrëveshjen e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.
Xhaferi tha se puna e qeverisë do të bazohet në respektimin e plotë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.
“Puna e qeverisë do të zbatohet në parimin e respektimit të plote të ligjeve, përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta parlamentarë. Do ketë vazhdimësi në zbatimin e praktikave dhe programeve të suksesshme. Mbajtjen dhe avancimin e aktivitetit strategjik me Bashkimin Evropian. Për të qenë konsekuentë ndaj këtyre veprimeve, qeveria do të fokusohet në naivitetet pulitke shtetërore. Sa i takon integrimit në BE, qeveria do t’i respektojë të gjitha proceset e nisura”, tha ai