Për martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me acar, ndërkaq në orët vijuese pritet të shtrihen vranësira nga perëndimi i vendit në drejtim të lindjes, të cilat më vonë pritet të sjellin reshje të pakta lokale bore.
Në zona të veçanta mund të paraqiten në formë të shiut.
Sipas MeteoKosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 8-31 km/h.