Ditëve të fundit është krijuar një panikë i pa nevojshme, ku shumë qytetarë kanë blerë nëpër markete gjëra ty ndryshme ushqimore.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka apeluar që të mos bien pre e profiterëve të krizave të cilët gjenerojnë krizë artificiale, kinse për mungesë të ushqimeve në Kosovë.
“Kjo e dëmton xhepin e qytetarëve të Kosovës, të cilët edhe ashtu janë në krizë sociale dhe fuqizon grupet e caktuara të interesit të cilët në këtë mënyrë rrisin fitimet e tyre dhe në të njëjtën kohë eksportojnë para të gatshme duke importuar mallra nga vendet e rajonit”, tha ai.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ftuar organet e shtetit të marrin aksione kontrolle nëpër markete dhe të jenë më vigjilent në kontrollin e cilësisë së produkteve në këtë kohë të “panikut”.