Ministrja britanike e Shëndetësisë e infektuar me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë e Britanisë së Madhe, Nadine Dorries ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Dorries tha në një deklaratë se sapo u informua, mori të gjitha masat e nevojshme dhe është izoluar në shtëpi, raporton BBC.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona.