Nuk qenka miliardere! “Forbes” zbulon gënjeshtrën e madhe të Kylie Jenner

Kylie Jenner mund të përballet me një hetim penal dhe madje edhe me burg nëse vërtetohet se ajo ka gënjyer në lidhje me të ardhurat e kompanisë dhe deklarata false të taksave.

Revista Forbes e ka nxjerrë 22-vjeçaren jashtë listës së miliarderëve të premten – vetëm dy vjet pasi ata e shpallën atë miliarderen më të re të të gjithë kohërave.

Revista pretendon se Kylie Jenner e cili krijoi një kompani kozmetike të quajtur Kylie Cosmetics në 2015 – mund të ketë paraqitur informacione të rreme për të ekzagjeruar suksesin e kompanisë së saj të kozmetikës pas ekzaminimit të provave nga llogaritarët e familjes Kardashian.

Kylie shiti 51 për qind të kompanisë te Coty në një marrëveshje që u vlerësua rreth 1.2 miliard dollarë. Forbes shkruan që Kylie, edhe pse ka përfituar rreth 340 milionë dollarë pas shitjes përfshirë taksat, ka një pasuri personale që është më pak se 900 milionë dollarë.

Vlera e aksioneve të Coty ra në të premten pas akuzave të Forbes.

Avokati Jan Handzlik ka sugjeruar që Kylie t’i nënshtrohet një hetimi penal dhe madje edhe burg, nëse ka bërë deklarata false të taksave.

Forbes bëri akuzën e guximshme që Kylie dhe familja e saj kishin gënjyer për suksesin e tyre për të nxitur zhvillimin e biznesit.