Ish-kreu i BFI-së së Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi sot ka publikuar një fotografi në Facebook, ku ka shkruar “Nuk vdiqa kur më goditi shigjeta, vdiqa kur pashë se kush mbante harkun në duar” e shoqëruar nga thënia “Druaju të keqes së atij që i ke bërë mirë”.
Këta mesazhe vijnë pas shkarkimit të tij nga Riaseti i BFI-së, ndërsa anëtarët e këtij organi janë konsideruar si mjaftë të afërt më ish-kryeimamin e Maqedonisë, Sulejman Rexhepin.
Pavarësisht se zyrtarisht nuk u publikuan asnjëherë arsyet e shkarkimit të Sulejman Rexhepit nga pozita e kryetarit të BFI-së, gjithë këto zhvillime erdhën pas bujës së madhe mediatike që bënë disa fotografi të Rexhepit me një grua të re, e që thuhej se është martuar.
Pas shkarkimit nga riaseti. Sulejman Rexhepi deponoi një shkresë me njoftimin e dorëheqjes së parevokueshme nga kreu i BFI-së, post ky që e mbajti për më shumë se 15 vite. /GazetaExpress/