Djali i Fatmir Limajt thotë se s’do të jetë ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Ka thënë se përmendja e tij si Ministër është propagandë. 

““Jo, nuk është e vërtetë. Ajo çka po thuhet është dezinformatë”, ka thënë Durim Limaj.

Disa portale kanë përmendur sot se Durim Limaj do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti bashkë me Mevludin Krasniqin dhe Skender Reçicën nga NISMA. 

Qeveria Hoti pritet të votohet javën e ardhshme pasi Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit për rastin e drkretimit të Avdullah Hotit për Shef të Qeverisë. 

Qeveria e re prite të formohet nga LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet ndërsa PDK dhe VV do të mbesin në opozitë.