Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se Qeveria Kurti është më e përkrahura.
“Statistikat tregojnë të vërtetën(pikë). Qeveria Kurti është më e përkrahura, Kurti është kryeministri më i besuar. Qytetarët duan ndryshimin e 6 tetorit, jo terrin e regjimit të 20 viteve”
“Qytetarët e duan të ardhmen e tyre në shtetin e tyre të plotë dhe jo politikanët që shkencën e përdorin vetëm në përllogaritjen e parave që përfitojnë nga krimi ekonomik- ndërtimor, punësimet familjare dhe zaptimi i pronave publike. % nuk e dinë”.
“Nëse nuk ju besojnë statistikave, shkojmë në zgjedhje e shohim se si janë statistikat. Vetëm frikacakët nuk guxojnë të shkojnë në zgjedhje”, ka shkruar Abazi në rrjetin social Facebook.