Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se rastet e reja me koronavirus nga kjo komunë, janë raste kontaki dhe vijnë nga e njëjta familje.
Ai ka treguar se përveç rasteve të reja, të shtunën janë shëruar nga koronavirusi.
“Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, janë nga e njëjta familje dhe janë në vetizolim”, ka treguar Tahiri.
Shtabi Emergjent Komunal, sipas tij, përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura, shkruan Gazeta Stop.
“Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmendshëm dhe të ketë KUJDES”, ka shkruar kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri.
Ndryshe, IKSHPK-ja ka konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ku 5 prej tyre janë nga fshati Stanovc i Komunës së Vushtrrisë.