Djali i Trumpit mbështet senatorin Perdue: Koha t’i kthejmë në shtëpi ushtarët amerikanë në Kosovë

Djali i Trumpit mbështet senatorin Perdue: Koha t’i kthejmë në shtëpi ushtarët amerikanë në Kosovë

Djali i presidentit të SHBA-së, Donald Trump Jr. i ka dalur krah senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot ka shkruar në “Twitter” se SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, shkruan Donald Trump Jr.

David Perdue, senatori nga Gjeorgjia, kishte shkruar më herët në “Twitter”  se SHBA-ja do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

“Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”, shkruan Perdue.