Ka shkuar në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Lajmin e kanë konfirmuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Janë testuar 114 rate te dyshuar, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit. Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, tha zëvendësministrja Mira Rakacolli.
Ajo tha se e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, grumbullimet, kafenetë e mbipopulluari.
“Ka një panik dhe sjellje neglizhimi. Qytetarët të zbatojnë më rigorozitet rregullat e higjienës”, tha ajo.
Pas shfaqjes së dy rasteve me koronavirus, Rama kërkon që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore
Pas shfaqjes së dy rasteve me koronavirus, Rama kërkon që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore
Të hënën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë pas shfaqjes së dy rasteve të para me koronavirus në vend, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore për dy javë dhe fluturimeve ajrore drejt Italisë deri më 3 prill 2020.